Ky është momenti i shoqërimit të Xhemal Lokës, bashkëshortit të 41 vjeçares që humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e konsumimit të fotoksinës. 45 vjeçari dyshohet se shtyu nënën e katër fëmijëve, Bedrie Loka drejt vetëvrasjes pasi ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme ndaj saj.
Sipas policisë, ai madje e ka kërcënuar bashkëshorten se do ta vriste me thikë. Ngjarja ka ndodhur në sy të njërit prej fëmijëve të tyre, por nuk është bërë kallëzim në polici. Kujtojmë që një ditë më parë u raportua se 41 vjeçarja i ka dhënë fund jetës pas hapjes së një profili denigrues në TikTok.