VIDEO/ Dygolësha për Gashin dhe Pllanën, Amir Abrashi largohet me të kuq

schedule19:39 - 21 Gusht, 2021

schedule 19:39 - 21 Gusht, 2021

Dygolësha për Shkëlzen Gashin në Zvicër dhe Leonard Pllanën në Suedi, teksa Amir Abrashi ndëshkohet me të kuq në takimin Zurich-Grasshopers, duke lënë miqtë me 10 lojtarë.

Aarau po fiton 5-2 në shtëpi kundër Lausanne Ouchy, dhe dy nga golat e ekipit vendas i ka realizuar Shkëlzen Gashi, ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi.

Dy golat e parë në divizionin e dytë të futbollit helvet për 33-vjeçarin dardan, ndërsa Aarau, që kërkon rikthimin në elitë, mban për momentin vendin e dytë në renditje.

Leonard Pllana luan si qendërsulmues dhe sulmuesi i majtë, është 24 vjeç dhe prej janarit të vitit të kaluar është pjesë e Brage në divizionin e dytë të futbollit suedez (Supperettan).

Lojtari nga Mitrovica (numëron dy ndeshje me Kosovën U21) ka shënuar dy herë në barazimin shtëpiak 3-3 që arriti Brage në shtëpi ndaj Vasteras.

Pllana po kalon një formë fantastike dhe është ngjitur në kuotën e tetë golave sezonalë. Ndeshje për t’u harruar për Amir Abrashin.

“Pitbulli” i kombëtarës shqiptare u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda një minute (47′) në sfidën jashtë fushe me Zurich, që ndodhet në barazim 1-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!