Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

U kap me kokainë/ Durrës, vihet në pranga 22-vjeçari

schedule11:17 - 19 Prill, 2026

schedule 11:17 - 19 Prill, 2026

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Coast”.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet një tjetër sasi e dyshuar e së njëjtës lëndë. Në total, u sekuestrua një sasi rreth 188.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.



Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u procedua penalisht një 21-vjeçar për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ndodhej me shtetasin G. R. në lagjen nr. 17.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, iu gjet një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!