VIDEO | Dygolësh i Kastratit, super asist i Uzunit. Shënon edhe Kalaj me Lazion

schedule16:58 - 1 Shkurt, 2020

schedule 16:58 - 1 Shkurt, 2020

Lokomotiva e Zagrebit ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Rijekës. Ekipi nga kryeqyteti fitoi 2-1 falë dygolëshit të Lirim Kastratit. Sulmuesi dardan zhbllokoi shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë pas një asisti fantastik të Myrto Uzunit dhe dyfishoi në minutën e 71-të.

Goli i Loncar nuk u shërbeu miqve dhe takimi u mbyll me fitoren e Lokomotivës së shqiptarëve. Kastrati, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj e nisën si titullarë këtë përballje. Dygolëshi i sotëm e ngjit Kastratin në kuotën e 8 golave në kampionat, teksa Lokomotiva ngjitet në vend të pestë me 31 pikë në elitën e futbollit kroat.

Emanuele Ndoj u hodh në fushë në minutën e 72-të në vend të Romulës nga Eugenio Corini,trajneri i Brescias. “Dallëndyshet” nuk ia dolën të ruanin avantazhin e siguruar nga Torregrossa dhe humbën 2-1 sfidën në Bologna përballë ekipit vendas.

Festë për Sergio Kalaj në Itali. Mbrojtësi 20-vjeçar shënoi golin e katërt në fitoren 2-4 të Lazio U19 në fushën e Pescara U19. Kalaj realizoi në minutën e 81-të dhe vulosi fitoren me “poker” të ekipit bardhekaltër, aty ku aktivizohen edhe dy shqiptarë të tjerë: Emiliano Shoti dhe Angelo Ndrecka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!