“Të Kuqtë” e Liverpool duket të jenë në formë të jashtëzakonshme mbrëmjen e kësaj të mërkure, me djemtë e teknikut, Jurgen Klopp që kanë arritur të dyfishojnë shifrat, në supersfidën e “Anfield Road”, ndaj “Bluve” të Chelsea.
Pas një pasimi fantastik nga kolumbiani, Luis Diaz, topi përfundon në këmbët e anësorit të mbrojtjes, Conor Bradley, me talentin 20-vjeçar, i cili me një goditje potente nga brenda zonës dërgon topin në rrjetën e Petrovic. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al