“Magjia” e tij siguroi tre pikët e radhës, për “Verdhekuqtë” e Daniele De Rossi. “Fantazisti” argjentinas, Paulo Dybala ishte padyshim më i miri në fushë, për Roma-n e tij, në sfidën e mbrëmjes të kësaj të hëne, ndaj “Demave” të Torino, të cilën e fituan me rezultatin e ngushtë, 3 me 2, para tifozëve të tyre, në “Stadio Olimpico”.
Golat e 30-vjeçarit argjentinas erdhën në minutën e 42’-të, 57’-të e 69’-të nxorrën “të pavlefshëm” golin e kolumbianit Duvan Zapata dhe autogolin e “tulipanit” holandez, Dean Huijsen, të cilët u realizuan respektivisht, në minutat 44’ dhe 89’ të sfidës, pa mundur të ndryshonin rezultatin.
Falë kësaj fitoreje, Roma vijon të afrohet edhe më shumë me zonën Champions, teksa i mungon këtij kompeticioni, prej sezonit 2018-2019, teksa ka arritur të ngjitet në kuotën e 44 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 6-të, me 2 më pak se Atalanta e 4 më pak se Bologna e vendit të 4-t, ndërsa Torino mbetet në vendin e 10-të të kampionatit, me 36 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: