VIDEO/ Dy vëllezërit përshtatën banesën për kultivimin e kanabisit, pamjet nga brenda “shtëpisë së barit” në Laknas

schedule10:10 - 19 Mars, 2025

schedule 10:10 - 19 Mars, 2025

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës pas një operacioni të zhvilluar kundër lëndëve narkotike.

ABC News, ka siguruar pamjet nga brenda banesës që dy vëllezërit e kishin përshtatur për kultivimin e kanabisit, në Laknas.

Gjithashtu në pranga edhe  një punonjës i OSHEE për shpërdorim detyre. Ndërsa u procedua penalisht babai i dy vëllezërve për moskallëzim të krimit.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!