Urdhri për ndalimin e skafeve në bregdet mesa duket ka rënë në vesh të shurdhër.
Siç shihet edhe në videon e mbërritur në redaksinë e Abcnews.al, dy skafe janë shumë pranë bregut të detit në Spille, ku lahen qytetarët.
Ndërkohë sipas denoncuesit policia është inekzistente.
Kujtojmë që në dy gusht 7-vjeccarja Jonada Avdia u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase ndërsa ndodhej në breg të detit duke luajtur me babain e saj.