Juventus ka fituar një ndeshje shumë të vështirë përballë Romës, me rezultatin 1-2. “Zonja e Vjetër” zgjidhi gjithçka në 10 minutat e para, duke shënuar dy gola shumë të shpejtë. Demiral shënoi golin e parë të sfidës që në minutën e tretë të takimit, ndërsa Cristiano Ronaldo me penallti, dyfishoi në minutën e 10-të.
Pas këtij starti shumë të ngadaltë, Roma u zgjua dhe vuri shumë në presion mbrojtjen juventine. Megjithatë, goli për romakët mungoi në pjesën e parë dhe për më tepër, humbën dhe lojtarin më të mirë, Zaniolo, për shkak dëmtimi në gju.
Në pjesën e dytë, vendasit arritën të shënonin një gol, me anë të Perottit me penallti. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi dhe Juventusi u rikthye në Torino me tri pikë të plota, si dhe me statusin e kampiones së dimrit./abcnews.al