Borussia Dortmund e ka nisur shumë mirë ndeshjen kundër Hertha Berlin, duke shokuar Jurgen Klinsmann, i cili zhvillon ndeshjen e parë si trajner i ekipit vendas. Verdhezinjtë kanë shënuar dy gola brenda dy minutave në kryeqytet dhe janë shumë pranë sigurimit të fitores.
Jadon Sancho zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të. Anglezi mori një pasim nga Brandt, i shpëtoi bukur pozicionit jashtë loje dhe dërgoi topin në rrjetë. Miqtë nuk u ndalën dhe dyfishuan menjëherë.
Kundërsulm i shpejtë i Dortmund, teksa Hakimi dhuroi një asist për Thorgan Hazard, me belgun që nuk e pati të vështirë të shënonte golin e dytë për nënkampionët. /abcnews.al