VIDEO/ Dy javë të zhdukur, familjarët “rrethojnë” Policinë e Sarandës: S’po vijmë për lopë e viça, por për dy njerëz të humbur

schedule18:11 - 22 Prill, 2023

schedule 18:11 - 22 Prill, 2023

SARANDË- Familjarë të dy të zhdukurve nga fshati Çukë në Sarandë kanë protestuar sot para komisariatit të Sarandës. Leonard Thodhori 46 vjeç dhe Fatmir Sulovari 46 vjeç janë zhdukur prej 16 ditësh në mënyrë misterioze.

Familjarët janë përplasur verbalisht me një efektiv policie, të cilit i kërkuar llogari për fatet e dy të humburve. I vëllai i Fatmir Sulovarit kërkoi ti gjendet trupi i të vëllait , edhe në qoftë se e kanë vrarë

“Ne nuk po vijmë as për një lopë, as për një viç, por po vijmë për dy njerëz të humbur.  A ke epror ri, ti s’më sqaron dot mua, unë dua një shefin e komisariatit. Mua s’më intereson. Unë dua trupin, ta marr dhe t’ua çoj atyre prindërve në shtëpi. Kam 15 ditë që po e kërkoj.  Merre të vij këtu.  Janë familjarët e atyre të zhdukurve, ka 15 ditë. Ke vëlla ti, kë djalë ti, po të humbi vëllai yt”, iu drejtuan policit.

Para komisariatit thonë se do të mblidhen vazhdimisht derisa të kenë një përgjigje nga Policia e Sarandës./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!