Teuta e ka nisur në mënyrën më të keqe ndeshjen e Europa League ndaj Granada. Miqtë nga Spanja kanë shënuar dy herë në 10 minutat e para.
Roberto Soldado zhbllokoi sfidën në minutën e pestë falë një kthese shumë të bukur, teksa ekipi i La Liga-s dyfishoi rezultatin pesë minuta më pas.
Kësaj radhe realizoi braziliani Kenedy, i cili mposhti portierin Stivi Frashëri me një diagonale të saktë nga krahu i majtë. /abcnews.al