Paderborn ndodhet në vend të fundit të kampionatit gjerman dhe po luan në shtëpi kundër Hoffenheim. Të dy skuadrat kanë shënuar nga një gol të shpejtë dhe rezultati është 1-1.
Danezi Skov kaloi miqtë në avantazh në minutën e katërt, por Gjasula me shokë reaguan shpejt. Vendasit përfituan nga një gafë e Ermin Bicakcic në minutën e nëntë.
Mbrojtësi boshnjak i Hoffenheim, u hutua dhe nuk largoi topin, duke ia dhuruar Dennis Srbeny. Sulmuesi gjerman veproi shpejt, lëshoi një goditje fantastike në trekëndësh dhe barazoi shifrat. /abcnews.al