Bayern Munchen fitoi Superkupën e Evropës të enjten në mbrëmje. Bavarezët mposhtën 2-1 Sevillan pas kohës shtesë dhe fituan trofeun e katërt këtë vit. Sot po luajnë jashtë fushe në kampionat kundër Hoffenheim.
Takimi ka nisur shumë mirë për vendasit, të cilët kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 16-të. Goditje këndi dhe realizim i Ermin Bicakcic. Mbrojtësi boshnjak shënoi me kokë, teksa Hoffenheim dyfishoi shifrat tetë minuta më vonë.
Zbritje e shpejtë e Munas Dabbur, sulmuesi izraelit i shkëputet mbrojtjes së kampionëve dhe realizon me “panenka”, duke detyruar Manuel Neuer të nxjerrë topin nga rrjeta për herë të dytë. 2-0 për Hoffenheim dhe gjithçka vështirësohet për djemtë e Flick. /abcnews.al