Watford dhe Leicester City i kishin ruajtur golat për në minutën e fundit. 1-1 u mbyll ndeshja në stadiumin “Vicarage Road” dhe të dy golat u shënuan nga lojtarë mbrojtës. “Dhelprat” ishin më kërkues, por ia dolën të zhbllokonin ndeshjen vetëm në minutën e fundit.
Benjamin Chilwell mori një top nga Gray dhe lëshoi një diagonale fantastike drejt portës së skuadrës vendase. Topi në trekëndësh, Leicester në avantazh dhe goli i tretë në kampionat për mbrojtësin e majtë.
Ben Chilwell gave Leicester the lead with this beauty #WATLEI #watfordfc #Leicester pic.twitter.com/UEUBvoaTn8
— Football Gossip & news (@FootballGossi16) June 20, 2020
U duk se djemtë e Rodgers siguruan fitoren, por Watford gjeti forca të barazonte ndeshjen dhe të evitonte humbjen. Craig Dawson përfitoi nga një goditje këndi në minutën e tretë shtesë dhe dërgoi topin në rrjetë. Realizim fantastik i qendërmbrojtësit të skuadrës vendase.
Pikë shumë e rëndësishme për Watford, që po lufton për të qëndruar në elitën e futbollit anglez, ndërsa Leicester City vijon të renditet në vend të tretë me 54 pikë. /abcnews.al
Watford-Leicester City 1-1
(Dawson 90+3′ / Chilwell 90′)