Prej orës 16:00 ka startuar sfida e parë e javës së 3-të të Abissnet Superiores, Egnatia-Erzeni, me “rrogozhinasit” që nuk kërkojnë asgjë më pak se fitorja dhe duket se këtë gjë do të arrijnë.
Djemtë e teknikut Edlir Tetova kanë arritur të shënojnë dy golat të shpejtë, fillimisht në minutën e 9′ e më pas në atë të 16′-n, ku protagonist absolut është padyshim autori i këtyre dy golave, “bomberi” ganez, Raphael Dwamena, i cili fillimisht dërgon në rrjetë një krosim të Fangajt, duke e çuar rezultatin në 1 me 0, e më pas mposht portierin kundërshtar në një “duel”, tetë a tetë, për ta çuar sfidën në rezultatin, 2 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Raphael Dwamena, 1-0:
Goli i Raphael Dwamena, 2-0: