Momenti i dhimbshëm dhe shokues kur Dwamena humbi ndjenjat në fushën e lojës ishte tepër i vështirë për të gjithë ta pranishmit në stadiumin e Egnatias. Sulmuesi i rrogozhinasve humbi jetën pas një problemi në zemër gjatë ndeshjes kundër Partizanit.
Në momentin që Dwamena ra në fushën e lojës, kamerat kanë fokusuar presidentin e klubit vendas, Agim Demrozi.
Demrozi ka shpërthyer në lot gjatë këtij momenti tepër të vështirë, ku më pas pati një fund tragjik me lajmin se Raphael Dwamena kishte ndërruar jetë./h.ll/abcnews.al