VIDEO | Dueli i Anthony Joshua, zbulohet stadiumi ku do të ndeshet britaniku

schedule19:54 - 2 Mars, 2020

schedule 19:54 - 2 Mars, 2020

Anthony Joshua do të mbrojë titullin e tij kampion përballë Kubrat Pulev, në muajin qershor. Boksieri britanik mposhti meksikanin Andy Ruiz Jr., për të marrë mbrapsht titujt e tij kampion në IBF, WBA, WBO dhe IBO.

Dueli i tij me Kubrat Polev ka gjithashtu një vëmendje të madhe dhe ky duel, do të zhvillohet në stadiumin e ri të Tottenham Hotspur, “Tottenham Stadium”. Stadiumi i ekipit londinez është ndër më të mirët në botë dhe impianti modern, do të presë më shumë se 60 mijë tifozë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Tottenham, në uebsajtin e tyre zyrtar./abcnews.al