TIRANË – Prej disa ditësh policia rrugore është pajisur edhe me dron vëzhgues duke pretenduar rritjen e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin dhe korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë.
Edhe pse shpesh herë para semaforit në rast se duam të kthehemi, qëllon që vetë polici rrugor të kërkon të afrohesh për të liruar sa më shumë hapësirë, kjo është një shkelje sipas nenit 152 të Kodit Rrugor. Pra nëse polici nuk na kërkon që të afrohemi pranë kryqëzimit, shoferët duhet pasur kujdes që të mos e thyejnë këtë rregull, në të kundër do të gjobiten.
Nëpërmjet kësaj videoje, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë ndërgjegjëson qytetarët që të respektojnë Kodin Rrugor. /abcnews.al/