Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Drift në sheshin “Nënë Tereza”, e pëson keq drejtuesi i “Benz-it”

schedule19:08 - 24 Gusht, 2023

schedule 19:08 - 24 Gusht, 2023

Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative  60 mijë lekë shoferin  e “Benz-it” që bënte drift në sheshin “Nënë Tereza”.

“Rrugorja” e ka evidentuar drejtuesin e mjetit nëpërmjet pamjeve filmike.

Njoftimi i policisë:



Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.

Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor!

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!