Për tifozët e Argjentinës, futbolli është më shumë se i shenjtë, është një fe.
Humbja shokuese ndaj Arabisë Saudite “dëmtoi” kombin dhe lojtarët e dinin se nuk kishte vend për gabime ndaj Meksikës.
Një video virale po bën xhiron e internetit orët e fundit është realizuar në qytetin Mar del Plata. Asnjë shpirt nuk lëviz përreth, qyteti është i shkretë dhe të gjithë janë mbyllur në shtëpitë e tyre dhe në sheshin e madh duke parë me vëmendje maksimale ndeshjen e Argjentinës kundër Meksikës.
Në momentin kur Messi shënon golin, dëgjohet festa e çmendur e të gjithë banorëve nga shtëpia, duke bërë që qyteti të “dridhet” nga gëzimi i tifozëve./h.ll/abcnews.al
Y miles de marplatenses gritando el gol. @dronmardelplata pic.twitter.com/3rUGaSMpMs
— Marcelo Pasetti (@marcelopasetti) November 26, 2022