VIDEO/ Driblime magjike dhe në fund nuk shënon me portën e boshatisur, Nunez bëhet “meme”

schedule12:17 - 27 Tetor, 2023

schedule 12:17 - 27 Tetor, 2023

Liverpool fitoi 5-1 ndaj Toulouse në Europa League, por Darwin Nunez mori të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale.sulmuesi uruguaian i Liverpool ishte pranë shënimit të golit të dytë personal në këtë sfidë.

Kur rezultati ishte ende 3-1, Nunez mori një top të mrekullueshëm dhe bëri një driblim fantastik ndaj mbrojtësit të skuadrës franceze dhe në fund driblon mrekullisht edhe portierin, por me portën e boshatisur totalisht, godet shtyllën.

Topi më pas u kthye te Ryan Gravenberch dhe shënoi golin e rezultatit 4-1, por Nunez u bë një “meme” në internet për rastin e tij të humbur./h.ll/abcnews.al