Takimi mes Lok. Zagrebit dhe Slaven Belupo, është mbyllur me rezultatin 3-0, me vendasit që e dominuan takimin. Për Lokomotivën, zbritën në fushë plot 5 futbollistë shqiptarë nga minuta e parë.
Uzuni, Kastrati, Çokaj, Mersinaj dhe Tuci u aktivizuan titullarë në këtë sfidë, duke i dhënë ngjyra kuqezi takimit. Madje, për të zhbllokuar shifrat, mendoi Myrto Uzuni, me sulmuesin e kombëtares që shënoi një gol shumë të bukur.
Në minutën e 59-të, Kastrati bën një driblim të shkëlqyer nga e djathta dhe kroson në zonë, aty ku Uzuni godet me të parën dhe shtang portierin mik. Lokomotiva do të shënonte dhe dy herë të tjera dhe do të dilte triumfuese nga kjo sfidë../abcnews.al