Zlatan Ibrahimovic nuk duhet zemëruar kurrë. Lideri i Milanit e nisi si titullar duelin e ditës së shtunë kundër Beneventos, sfidë që skuadra e Stefano Piolit e fitoi 2-0.
Në një moment, 39-vjeçari nordik nuk duroi më. Milani po sulmonte dhe Hakan Calhanoglu dhuroi një kros për Rafael Leaon.
https://streamable.com/zn3l2u
Ibra priste që topi t’i shkonte atij dhe iu drejtua fantazistit turk me fjalët: Dreqi e marrtë, nuk arrij të të kuptoj fare. Sigurisht që heshtje në krahun tjetër… /abcnews.al


