Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, pas ndeshjes që skuadra e tij humbi në Korçë me Skënderbeun, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:
“Shënuam golin e parë dhe më pas tundëm sërish rrejtën dhe e anuloi për pozicion jashtë loje dhe s’kemi çfarë themi. Në pjesën e dytë na pengoi edhe era që frynte. Pamjet tregojnë qartë se është gol i rregullt.
E dinim se do ndodhte diçka e tillë, nuk është e çuditshme. Nuk është hera e parë, në çdo ndeshje kur kemi kërkuar fitoren me çdo kusht, kemi pasur probleme. Nuk e di përse ndodh diçka e tillë.
https://streamable.com/lijfep
Edhe në golat e pësuar mbrojtësit kanë faj, është konstatim i drejtë. Stojanovic ishte vendosur titullar, por kishte probleme fizike dhe më pas gjatë ndeshjes kishim probleme prapa”, përfundoi Dovedan. /abcnews.al