VIDEO | Dortmundi rikthehet në avantazh, Interi “out” deri më tani

schedule22:31 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 22:31 - 10 Dhjetor, 2019

Borussia Dortmund është rikthyer në avantazh përballë Slavia Prague. Pjesa e parë u mbyll e barabartë 1-1 dhe verdhezinjtë rrezikonin eliminim me këtë rezultat.

Megjithatë, Julian Brandt shënoi në fillimin e pjesës së dytë dhe riktheu në avantazh gjermanët. Në rast se Dortmund fiton përballë Slavia Prague dhe Interi nuk mposht Barcelonën (aktualisht 1-1), do të kualifikohen si forcë e dytë pas Barcelonës./abcnews.al