VIDEO/ Dortmund triumfon ndaj Newcastle, Barça humbet kundër Shakhtar Donetsk

schedule20:41 - 7 Nëntor, 2023

schedule 20:41 - 7 Nëntor, 2023

Dortmund ka arritur të marrë një fitore me peshë të madhe ndaj një kundërshtari të fortë si Newcaslte, me gjermanët që fituan me rezultatin 2-0.

Verdhezinjtë e mbyllën pjesën e parë me shifrat 1-0, ku Fullkrug ishte autori i golit në minutën e 26’. Goli i dytë erdhi në minutën e 79’, pas një kundërsulmi tepër të bukur të nisur nga Adeyemi nga porta e tij e duke e dërguar topin në mesin e fushës te Brandt, me yllin e mesfushës i cili avancoi deri në portën angleze dhe shënoi golin e rezultatit 2-0.

Me këtë fitore, Dortmund renditet momentalisht në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Newcastle në vendin e tretë me 4 pikë.

Barcelona është befasuar në transfertë nga Shakhtar Donetsk, pasi ukrainasit fituan me shifrat minimale 1-0. Sikan ishte autori i golit në minutën e 40’ pas një goditjeje me kokë. Ky rezultat lejon ende spanjollët të mbeten në vendin e parë të grupit me 9 pikë, por Porto e cila luan në mbrëmje mund të marrë një fitore e të prekë kreun e tabelës. Shakhtar renditet në vendin e tretë me 6 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e Dortmund-Newcastle

Shikoni golin e Shakhtar Donets-Barcelona

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!