Borussia Dortmund shënon sërish pesë gola dhe merr trepikëshin e radhës në kampionat. Verdhezinjtë shkatërruan në shtëpi Koln me rezultatin 5-1, duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë në sulm.
Vendasve iu mjaftuan 51 sekonda për të zhbllokuar ndeshjen. Raphael Guerreiro dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Sanchos (i 11-ti në kampionat për talentin anglez). Dyfishimi erdhi pas gjysmë ore lojë, teksa kapiteni Reus mori një pasim të gjatë nga Hummels dhe shënoi.
Edhe pjesa e dytë nisi me vrullin e Dortmund, që trefishoi me anë të Sanchos. Miqtë gjetën golin e nderit me anë të Uth dhe më pas nisi spektakli i Erling Haaland.
Bomberi norvegjez u hodh në fushë në minutën e 65-të në vend të Thorgan Hazard dhe ia doli të shënonte dy gola. I dyti ishte shumë i bukur, teksa 19-vjeçari është ngjitur në kuotën e pesë golave me ekipin e ri. Haaland është aktivizuar 59 minuta dhe ka shënuar 5 herë në po kaq goditje drejt portës gjatë këtij minutazhi. /abcnews.al
Dortmund – Koln 5-1
(Guerreiro 1′, Reus 29′, Sancho 48′, Haaland 77′, 87′ / Uth 65′)
Erling Haaland at Borussia Dortmund:
59 minutes
5 shots
5 goalsFastest to score 5 goals in Bundesliga history! ?? pic.twitter.com/7d5V9LPScZ
— FootballFunnys (@FootballFunnnys) January 24, 2020