Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Dortmund luan “tenis” ndaj Paderborn, Sancho i jashtëzakonshëm

schedule19:54 - 31 Maj, 2020

schedule 19:54 - 31 Maj, 2020

Dortmund reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme pas humbjes në mesjavë kundër Bayern Munchen. Skuadra e Favre shënoi gjashtë gola brenda 37 minutave dhe triumfoi 1-6 në fushën e Paderborn.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç nisi, ndërsa e dyta prodhoi një festival golash. Jadon Sancho shkëlqeu me një trigolësh (i pari në karrierë), duke u ngjitur në kuotën e 17 realizimeve në Bundesligë (numëron edhe 16 asiste).

Golat e tjerë u shënuan nga Thorgan Hazard, Achraf Hakimi dhe Marcel Schmelzer. Hunemeier shënoi golin e nderit për Paderborn, që vazhdon të renditet në vend të fundit në kampionat. Klaus Gjasula nuk ishte i pranishëm në këtë sfidë për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. /abcnews.al

 

Renditja e Bundesligës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!