VIDEO/ Dortmund i falet dy “pistonave”, Gjasula vendos rekord në Gjermani

schedule17:31 - 23 Maj, 2020

schedule 17:31 - 23 Maj, 2020

Dortmund siguroi një tjetër fitore në kampionat. Verdhezinjtë triumfuan 0-2 në fushën e Wolfsburg dhe vijojnë ndjekjen e Bayern Munchen, që pret Eintracht Frankfurt në shtëpi, sfidë që nis në orën 18:30.

Golat erdhën nga dy mbrojtësit e krahut, Guerreiro dhe Hakimi. Të dy aksionet ishin shumë të bukura dhe anësorët nuk gabuan para portës kundërshtare. Portugezi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të, ndërsa marokeni vulosi fitoren e miqve në minutën e 78-të.

Paderborn nuk ia doli të fitonte në shtëpi. Ekipi i Klaus Gjasulës, i cili u aktivizua si titullar, barazoi 1-1 kundër Hoffenheim. Të dy golat u shënuan shumë shpejt. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e katërt me anë të Skov, ndërsa Srbeny riktheu baraspeshën pesë minuta më pas.

Mesfushori i kombëtares shqiptare u ndëshkua me karton të verdhë në fillimin e pjesës së dytë. Hera e 14-të që i ndodh diçka e tillë këtë sezon, duke u bërë futbollisti më i ndëshkuar në Bundesligë. /abcnews.al