Bayern Munchen është fituesi i këtij edicioni të Superkupës së Gjermanisë. Skuadra kampione e Gjermanisë mundi në finale Borussia Dortmund me shifrat 3-1, duke e pasur ndeshjen vazhdimisht në kontroll, falë edhe gabimeve të kundërshtarit.
Goli i parë i sfidës erdhi nga Robert Lewandoëski në minutën e 41-të me kokë pas asistim me telekomandë të Serge Gnabry nga e majta. Me nisjen e pjesës së dytë Bayern gjeti edhe golin e dytë, me Thomas Muller, që përfitoi nga klasi i Lewas.
Borussia Dortmund u duk se u rikthye në lojë në minutën e 64-t me Marco Reus, i cili shënoi një supergol nga jashtë zonë me një goditje perfekte. Shpresat e Borussias u shuan në minutën e 74-t nga Lewandowski, që tundi rrjetën për 3-1.
Kështu, Bayern është superkampioni i Gjermanisë, me trajnerin Julian Nagelsmann, që fiton trofeun e parë si bavarez pikërisht në fitoren e parë të tij në stolin e klubit më të madh në Gjermani. /abcnews.al