VIDEO | Dortmund fiton në transfertë pas 3 muajsh, Gjasula nuk i mjafton Paderbornit

schedule17:27 - 30 Nëntor, 2019

schedule 17:27 - 30 Nëntor, 2019

Dortmund nuk fitonte në transfertë në kampionat prej 23 gushtit (1-3 kundër Koln), teksa sot ia doli të siguronte një triumf të vuajtur kundër Hertha Berlin. Dueli nisi mirë për verdhezinjtë, të cilët shënuan dy gola të shpejtë me anë të Sancho dhe Hazard.

Darida riktheu ekipin e Jurgen Klinsmann (debutoi me ekipin kryeqytetas) në minutën e 34-t, ndërsa Hummels la miqtë me një lojtar më pak në fundin e pjesës së parë. Pavarësisht inferioritetit numerik, Dortmund e ruajti avantazhin dhe siguroi tre pikë shumë të rëndësishme.

Renditja e kampionatit gjerman

Fillim super edhe për Leipzig por më pas vuajtje pafund. Ekipi i Nagelsmann siguroi një fitore në fushën e Paderborn dhe është ngjitur përkohësisht në krye të Bundesligës. Miqtë shënuan dy gola të shpejtë brenda një minute, teksa Timo Werner trefishoi në mesin e pjesës së parë.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën ishin shumë afër barazimit. Sulmuesi Mamba rihapi sfidën, teksa Jurgen Gjasula ndezi shpresat e Paderborn në minutën e 73-të. Goli i parë në Bundesligë për kapitenin shqiptar, i cili nuk fali pas asistit të marrë nga  Antwi-Adjej.

Koln – Augsburg 1-1
(Cordoba 86′ / Niederlechner 43′)

Hertha Berlin – Borussia Dortmund 1-2
(Darida 34′ / Sancho 15′, Hazard 17′)

Hoffenheim – Dusseldorf 1-1
(Kramaric 6′ / Hennings 88′)

Paderborn – Leipzig 2-3
(Mamba 62′, Gjasula 73′ / Schick 3′, Sabitzer 4′, Werner 26′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!