Ndeshja kundër Paderborn ka nisur keq për Borussia Dortmund. Verdhezinjtë janë befasuar në “Signal Iduna Park” që në minutën e pestë. Ekipi i Klaus Gjasulës, i cili e ka nisur titullar si gjithmonë, ka zhbllokuar rezultatin me anë të Streli Mamba.
Kundërsulmi i shpejtë i miqve u konkretizua nga sulmuesi gjerman me origjinë kongoleze, i cili vendosi heshtjen në stadium. Dortmund renditet në vend të gjashtë me 19 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e M’Gladbach, ndërsa Paderborn mbyll renditjen në kuotën e katër pikëve. /abcnews.al