Borussia Dortmund është mposhtur nga Hertha e Berlinit në “Olympiastadion” në kuadër të javës së 17 të Bundesligës.
“Të verdhët” kaluan të parët në avantazh me Brandt në minutën e 31 dhe e mbyllën pjesën e parë me avantazhin minimal.
Në të dytën gjithçka flet për vendasit që arrinë të barazojnë rezultatin në minutën e 51 me Belfodil dhe vetëm 6 minuta më vonë përmbysin gjithçka me Richter.
Do të ishtë përsëri Richter që do të shënonte edhe golin e tretë për Herthën dhe të dytin personal në këtë takim.
Dortmundi do të rihapte takimin në minutën e 83 me Tigges, por nuk ia del deri në fund për të marrë qoftë edhe një pikë.
Me këtë humbje Borussia mbetet në vendin e dytë me 34 pikë duke zgjeruar hendekun me Bayernin e vendit të parë, ndërsa Hertha e Berlinit pozicionohet në vendin e 11 me 21 pikë. /abcnews.al