Përveç sfidave të grupeve A dhe I, mbrëmjen e sotme janë zhvilluar dhe sfidat e dytë të grupit D, të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit evropiant të futbollit, Euro 2024, me Kroacinë që udhëtoi drejt Bursas aty ku u përball me turqit vendas, ndërsa Uellsi priti në “shtëpi”, “diletantët” e Letonisë.
Kështu, në “Timsah Arena” dyshja Mario Pasalic-Mateo Kovacic ndëshkuan 2 herë në pjesën e parë turqit vendas, gola që mjaftuan për të siguruar fitoren e pastër 0 me 2, të kroatëve. Fillimisht në minutën e 20’-të e më pas në minutën e 4’-rt shtesë së pjesës së parë, Kovacic bëri “heroin” pas 2 asistimeve fantastike të “fantazistit”, Mario Pasalic.
Në krahun tjetër, Uellsi priti në arenën “Cardiff Stadium”, të Kardifit, “diletanët” e grupit D, Letonin në një përballje ku nuk pritej asgjë më pak se fitorja dhe kështu ndodhi. Një gol i Kieffer Moore, në minutën e 41’-të vendosi gjithçka ndaj letonëve, me “dragonjtë” uellsianë, që arritën një fitore minimale 1 me 0, në ndeshjen e dytë të kësaj fazet kualifikuese.
Për rrjedhojë, Kroacia dhe Uellsi kanë zbritur nga “froni” i vendit të parë Turqinë, me uellsianët që për çudi mbajnë vendin e parë në grup, edhe pse golavarazhi i tyre prej 2 golave të shënuar dhe 1 të pësuar është më i vogël se ai i Kroacisë, të cilët kanë po 4 pikë si Uellsi, por me një golavarazh më të mirë me 3 gola të shënuar dhe 1 të pësuar.
Ndërkaq, në vendin e 3-të në grup është pozicionuar Turqia me 3 pikë, pas fitores 1 me 2, në ndeshjen e parë ndaj Armenisë, ndërsa renditja vazhdon me armenët në vendin e 4-rt dhe letonezët në vendin e 5-të. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Turqi 0-2 Kroaci
Goli i Mateo Kovacic, 0-1:
Goli i Mateo Kovacic, 0-2:
Uells 1-0 Letoni
Goli i Kieffer Moore, 1-0: