VIDEO/ Dopieta e Hack frenon “surprizën” e Bundesliga, Stuttgart bie në Gladbach

schedule22:15 - 14 Janar, 2024

schedule 22:15 - 14 Janar, 2024

Pavarësisht një nisjeje perfekte të sezonit, skuadra e Stuttgart nuk ia ka dalë të marrë pikë, në përballjen e vlefshme për javën e 17-të, të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, teksa, në “Borussia-Park” është mundur me rezultatin e thellë, 3 me 1, nga vendasit e Borussia Monchengladbach, në një përballje, që mund të quhet spektakolare.

Golat për vendasit erdhën nga Robin Hack, me “fantazistin” e sulmit, që realizoi një dopietë, në minutat 1’ e 19’-të të pjesës së parë, si dhe nga sulmuesi amerikan, Jordan Siebatcheu, që gjeti rrugën e rrjetës, në minutën 91’-të, për të nxjerrë totalisht të pavlefshëm golin e shënuar në minutën e 56’-të, nga mbrojtësi, Josha Vagnoman.

Falë këtij rezultati, skuadra e Stuttgart mbetet në vendin e 3-të të renditjes, me 34 pikë, tashmë vetëm 1 më shumë se “Demat” e RB Leipzig, të vendit të 4-t dhe 4 më shumë se “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund të vendit të 5-të, ndërsa skuadra e Borussia Monchengladbach ngjitet në vendin e 10-të me 20 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!