Policia e Arizonës qëlloi për vdekje një të dyshuar pasi ky i fundit i drejtoi armën në kokë një qeni police.
Departamenti i Policisë Tucson publikoi të martën pamjet nga kamera e trupit të një oficeri që tregonte një burrë i cili i kishte drejtuar armën e tij qenit K9, ndërsa ky i fundit e kishte kapur nga këmba dhe u përpoq ta frenonte.
Duke parë të dyshuarin që i drejtoi armën qenit, policia nuk hezitoi të hapte zjarr dhe ta vriste të dyshuarin, të cilin autoritetet e kërkonin për grabitje bankash.
49-vjeçari Francisco Javier Galarza u pa teksa hynte në një dyqan komoditeti mesditën e 25 gushtit, ndërsa oficerët tentuan ta ndalonin në parking dhe i dyshuari u përpoq të ikte.
Pastaj oficeri i policisë Barry Peterson urdhëron qenin e quajtur Kirko të ndiqte dhe të imobilizonte të dyshuarin.
Qeni arrin të kapë 49-vjeçarin, i cili nxori armën dhe e drejtoi drejt tij dhe para se të mund të tërheqë këmbëzën u qëllua për vdekje nga policia.
Ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse përdorimi vdekje prurës i forcës ishte i justifikuar në këtë rast./Abcnews.al.