Futbolli ka rinisur edhe në Kosta Rikë. Escazucena ka barazuar 1-1 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “play-off”, kundër Consultants Moravia. Ndeshja shkoi në shtesë dhe u mbyll në barazim dhe gjithçka duhet të vendosej nga penalltitë.
Skuadra vendase u tregua më e saktë, duke shënuar katër herë dhe pësuar një gol. Heroi ishte portieri Minor Alvarez, por para se të gjuheshin penalltitë. 30-vjeçari i habiti të gjithë kur la portën dhe shkoi në sulm.
https://streamable.com/csqv5o
Një goditje dënimi për Escazucena dhe Alvarez ishte ai që e mori përsipër. Goditje e fortë dhe tentativa e portierit kundërshtar shkoi bosh, pasi topi u ndal në rrjetë dhe shifrat u barazuan. Pjesa tjetër e historisë dihet… /abcnews.al