Kristal Abazaj dhe Albi Doka, rivalë si futbollistë për titullin kampion në Superiore, po e kalojnë kohën së bashku gjatë kësaj periudhe pandemie. Dy anësorët po qëndrojnë në Shëngjergj, në Malësinë e Tiranës.
Para pak ditësh, Abazaj postoi një video ku shikohej Doka duke u hedhur në pishinë me gjithë rroba. Së fundmi ka qenë radha e lojtarit të Kukësit për të bërë në njëjtën gjë, por jo i veshur plotësisht.
Këtë herë Doka ka bërë kameramanin dhe Abazaj ka përfunduar në pishinë, sigurisht me vullnetin e tij të plotë. /abcnews.al