Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bënë prindër pak ditë më parë. Moderatorja solli në jetë djalin që e quajti Nolan Sol, lajm të cilin e zbuloi përmes një video që publikoi me vogëlushin nga Spitali Amerikan. Së fundmi, ajo ka ndarë një tjetër moment të këndshëm me ndjekësit.
Bëhet fjalë për një video teksa Vlashenti përkëdhel vogëlushin e tyre, të cilin duket se e ka zënë gjumi. Sakaq, kujtojmë që pak javë më parë, Dojna foli dhe për mundësinë e rikthimit në ekran. Ajo la të nënkuptojë se ardhja në jetë e djalit nuk do ta privojë në lidhje me punën e saj.
/abcnews.al