VIDEO/ Dogji gruan me benzinë në Korçë, momenti kur autori i dyshuar dërgohet në Polici

schedule12:45 - 3 Tetor, 2024

schedule 12:45 - 3 Tetor, 2024

KORÇË- Ky është momenti kur Bledar Trëndafili shoqërohet në komisariat nga uniformat blu, i cili u arrestua pas një muaji arratisjeje.

45 vjeçari i cili dogji me benzinë ish bashkëshorten e tij Melisën, u vu në pranga të enjten teksa qëndronte I fshehur në varrezat e qytetit të Korçës.

Pasi dogji ish bashkëshorten, Bledar Trëndafili fshihej në Tiranë. Gjatë kësaj kohe, ai ka telefonuar Melisën që ndodhej në spital, dhe I kërkonte takim që të ribashkoheshin. Telefonatat i bënte me celularët e qytetarëve të ndryshëm, madje në një rast kishte shkuar edhe në spiatl për të takuar Melisën, por roja e godinës I kishte thënë se ajo nuk ndodhej më aty.

45 vjeçari ditët e fundit ishte kthyer sërish në Korçë dhe qëndronte I fshehur në varrezat e qytetit, aty ku edhe u arrestua nga policia. I marë në pyetje nga uniformat blu, ai nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 31 gushtit. 45-vjeçari I hodhi lëndë djegëse bashkëshortes dhe I vuri flakën. Shkak i aktit të rëndë nga Bledar Trëndafili, sipas hetimeve dyshohet të jetë xhelozia dhe mosmarrëveshjet në çift. abcnews.al