TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”.
Një 34-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur më datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ku u dogj automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçares.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
/abcnews.al/

