Pjesa e dytë ka nisur mirë për Atalantën. Ekipi italian ka barazuar ndeshjen në minutën e 49-të. Kapiteni Gomez lëvizi bukur në krahun e majtë të sulmit, krosim perfekt në zonë dhe Pasalic ndezi festën zikaltër në “San Siro”.
Ekipi i Guardiolës kaloi në avantazh shumë shpejt me anë të Sterling dhe humbi shansin për të mbyllur ndeshjen në fund të pjesës së parë. Gabriel Jesus gaboi nga pika e penalltisë, teksa portieri Ederson mbeti në dhomat e zhveshjes si pasojë e një dëmtimi. Ndeshja është barazuar dhe Gjimshiti me shokë po bëjnë maksimumin për të marrë pikët e para në grupin C. /abcnews.al