Novak Djokovic është larguar ditën e sotme përfundimisht nga shteti Austriak, pas vendimit që gjykata vendosi kundër tij.
Tenistit serb iu refuzua viza dy herë dhe kësisoj nuk do të marrë pjesë në turneun madhështor të “Austalian Open”, për të mbrojtur titullin.
Siç raportohet nga mediat e huaja, tenisti i njohur serb i ka dhënë “lamtumirën” turneut “Australian Open”, ndërsa është parë teksa largohet përfundimisht nga shteti Austriak, për të shkuar në Dubai.
Djokovic u pa duke hipur në një fluturim nga Melburni në Dubai disa orë pasi gjykata refuzoi sfidën e tij ndaj vendimit të ministrit australian të imigracionit, Alex Hawke, për anulimin e vizës.
Rreth orës 12:30 me kohën tonë lokale, ai ka fluturuar nga Australia. Në kompeticionin e njohur “Australian Open” është vendosur që në vendin e Djokovicit të përfshihet italiani Salvatore Caruso, numri 150 në botë dhe nga ku ishte mundur në eliminatoret nga japonezi, Taro Daniel.
VIDEO: Footage of #Djokovic passing through Melbourne terminal, about to board flight for #Dubai. #Australia ?? pic.twitter.com/L8eQ1f4UlH
— Manchester Chronicle ? (@WithyGrove) January 16, 2022
/f.a/abcnews.al