Borussia Dortmund po luan një ndeshje miqësore me Athletic Bilbao dhe në fushë nuk mund të mungonte ylli i ekipit, Erling Haaland.
Në pak kohë në arenën e madhe të futbollit, norvegjezi ka arritur të lërë gjirmë dhe të krijojë edhe fansa të tij, që natyrshëm janë moshë e vogël, që sapo kanë nisur të njihen me futbollin.
https://streamable.com/on56ji
Një prej tyre i la tribunat e stadiumit sot dhe zbriti në fushë për t’i marrë autograf Haaland, në kohën kur po luhej ndeshja. Askush nuk e ngacmoi.
Djaloshi mori autografin dhe Haaland e orientoi më pas të dilte nga fusha, ndërkohë që i gjithë publiku duartrokiti gjestin e sulmuesit të Borussia Dortmund. /abcnews.al