Ky përvjetor e ka gjetur ndryshe modelen e njohur, Kristina Baki. Modelja është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe ka zbuluar se do të bëhet me një vajzë. Ajo ka mbushur dje 27 vjeç dhe ka organizuar një festë me miqtë më të afërt.
Modelja ka ndarë disa fotografi nga festa ku duket më e ëmbël se kurrë. Padyshim që dhe shtatzënia i ka dhënë më shumë hijeshi bukuroshes shqiptare, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur. “Ditëlindjet vijnë çdo vit, por miq si ju vijnë vetëm një herë në jetë.”, ka shkruar modelja.