Borussia Dortmund nuk ia doli të marrë fitoren e radhës për të vijuar ndjekjen e Bayernit nga afër, por pësoi një humbje në shtëpi me shifrat 1-2 ndaj Koln.
E gjithë skuadra verdhezi nuk funksionoi në mënyrën e duhur dhe Haaland nuk arriti të gjejë golin, siç ka bërë rregullisht në sezonin e shkuar dhe në fillim të aktualit. Madje ylli norvegjez është bërë protagonist i një episodi sa tragjik, aq edhe qesharak.
Në minutat shtesë, kur Dortmund po shtynte në maksimum për të gjetur barazimin, Haaland ka humbur një rast jo më shumë se 2-3 metra nga porta, kur nuk po shqetësohej nga askush. /abcnews.al
https://streamable.com/0bpu14