Dinamo duket se është e pandalshme në këtë sezon. “Nëndetësja Blu” ka arritur të fitojë sot një betejë shumë të fortë ndaj Besëlidhjes në shtëpi me shifrat 2-0.
Autor i golit ishte Lopez Da Silva, i cili shënoi në mënyrë shumë të bukur, duke lëshuar një goditje të pakapshme nga jashtë zonës së Besëlidhjes. Në fund 18 herë kampionët e Shqipërisë gjetën edhe golin e dytë me të zakonshmin Djidjiwa.
Kështu, blutë fitojnë me shifrat 2-0 ndaj Besëlidhjes dhe kryesojnë renditjen e grupit A me 17 pikë pas gjashtë ndeshjesh. Në betejën tjetër të ditës së sotme po në grupin A, Partizani B arriti të fitojë me shifrat 2-0. Për kryeqytetasit shënuan Marinaj në minutën e 49 dhe Allmetaj në të 75-tën. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË, JAVA 7
Dinamo-Besëlidhja 2-0
Shënues: Da Silva 17’, Djidjiëa 90+1’
Oriku-Partizani B 0-2
Shënues: Marinaj 49’, Allmetaj 75’