VIDEO/ Dimër në pranverë, Fushë Studën zbardhet nga reshjet e dëborës

schedule10:41 - 21 Prill, 2024

schedule 10:41 - 21 Prill, 2024

Reshjet e dëborës kanë zbardhur Librazhdin këtë të diel. Gazetari i ABC News, Agim Blloshmi raporton se dëbora ka rënë në lartësitë mbi 1000 metra.

Fushë Studën, fshati turistik i njohur për bukurinë natyrore, është ‘zgjuar’ nën petkun e dëborës.

Në Shqipëri, të dielën, vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!