VIDEO | Diletta Leotta më tërheqëse se kurrë, stërvitet me muzikën e Rocky Balboas

schedule22:59 - 10 Prill, 2020

schedule 22:59 - 10 Prill, 2020

Gazetarja e njohur sportive në Itali, Diletta Leotta, vazhdon të jetë aktive në Instagram, si dhe në formë shumë të mirë fizike, edhe pse është prej shumë ditësh në karantinë.

Bukuroshja napolitane prej vitesh qëndron pas mikrofonit të SkySport në Itali dhe është shndërruar në një imazh shumë seksi dhe është e pëlqyer nga miliona fansa në mbarë botën.

Leotta ka shpërndarë një video sot, ku iu tregon fansave të saj si po stërvitet në kushte shtëpie. Me muzikën e Rocky Balboas në sfond, “Eye of the tiger”, Leotta shihet duke u stërvitur me ushtrime shumë provokuese dhe seksi./abcnews.al